Alessandro Del Piero ka kujtuar 30-vjetorin e triumfit të fundit të Juventusit në Champions League, duke publikuar në Instagram foto nga nata historike e 22 majit 1996 në “Olimpico” të Romës.
“Ka netë që do t’i mbaj brenda vetes përgjithmonë”, – shkroi ish-kapiteni dhe legjenda e Juventusit. “Romë, 1996, pikërisht 30 vite më parë, Champions League me Juventusin. Emocione të pamundura për t’u shpjeguar, të përjetuara së bashku me një grup të jashtëzakonshëm”.
Në postimin e tij, “Pinturicchio” publikoi disa imazhe nga finalja ndaj Ajax-it, e fituar nga bardhezinjtë pas goditjeve të penalltive, në një nga netët më të paharrueshme të historisë së klubit torinez.







The post Del Piero nostalgjik, feston Champions-in e vitit 1996: “Emocione të pashpjegueshme” appeared first on Telesport.









