Elkann konfirmon Spallettin. Nga Alisson te një bomber, 5 kërkesat e trajnerit për ta rindërtuar Juven

Juventusi vendos të ecë përpara me Luciano Spallettin. Kjo është linja e drejtuesve bardhezinj dhe e John Elkann, i cili beson se ish-trajneri i Italisë mund t’i japë skuadrës atë hap cilësor që mungoi këtë sezon.

Pas humbjes së rëndë ndaj Fiorentinës, Spalletti kishte menduar edhe dorëheqjen. “E hëna dhe e marta ishin ditë shumë të errëta”, – shkruajnë mediat italiane, por më pas erdhi reagimi i skuadrës dhe rikthimi i besimit, me synimin për të rinovuar kontratën deri në qershor 2028.

Tani trajneri pret derbin ndaj Torinos për të marrë përgjigjet që kërkon nga lojtarët. Më pas do të flasë me Elkann, duke insistuar te nevoja për një skuadër konkurruese, edhe nëse Champions League mbetet vetëm objektiv për të ardhmen.

Spalletti ka një plan të qartë merkatoje: një portier si Alisson, një mbrojtës që luan mirë me topin në këmbë si Kim, një organizator si Lobotka, një trekuartist dhe një sulmues të ri, pasi Vlahovic vështirë se do të qëndrojë. Nuk janë kushte, por baza për të synuar titullin sezonin e ardhshëm.

The post Elkann konfirmon Spallettin. Nga Alisson te një bomber, 5 kërkesat e trajnerit për ta rindërtuar Juven appeared first on Telesport.