Modric: Jam gati të rikthehem, Allegri i jashtëzakonshëm. E ardhmja? Ndihem mirë te Milani

Luka Modric është gati të rikthehet në fushë pas frakturës në mollëz dhe operacionit, që do ta detyrojë të përdorë një maskë mbrojtëse: “Ndihem mirë dhe po përmirësohem fizikisht. Jam kthyer në stërvitje me skuadrën dhe po mësohem me maskën. Jam gati të rikthehem. Kam shumë dëshirë të luaj, sepse jashtë fushës vuan kur nuk mund të ndihmosh shokët, siç ndodhi ndaj Genoa. Sigurisht, vendos Allegri, por unë jam në dispozicion”.

Për maskën: “E mbaj për mbrojtje, sipas rekomandimeve të mjekëve, nuk ndihem superhero”. Ndërsa për jetëgjatësinë sportive në moshën 40-vjeçare shtoi: “Ka shumë faktorë: gjumi, stërvitja dhe kujdesi për çdo detaj, por më e rëndësishmja është pasioni dhe dashuria për futbollin”.

Për të ardhmen: “Jam shumë i lumtur në Milano. Dua të fitoj një trofe me Milanin”. Për Allegrin: “Trajner i madh, po bën një punë të jashtëzakonshme”. Modric vlerësoi edhe Serie A: “Një nga kampionatet më të mira në botë”. Për Botërorin 2026 me Kroacinë: “Kemi grup të vështirë, por do të japim gjithçka”.

The post Modric: Jam gati të rikthehem, Allegri i jashtëzakonshëm. E ardhmja? Ndihem mirë te Milani appeared first on Telesport.