Ky virusi, armik i padukshëm, nuk mund të mposhtet pa solidaritet, deklaroi sot Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në konferencën e përditshme për COVID-19 në Gjenevë.
“Shpërndarja e drejtë dhe qasja e barabartë e vaksinave është veçanërisht e rëndësishme për vendet e brishta dhe shtetet e vogla. Askush nuk duhet të mbetet vetëm”, përsëriti ai, raporton ATSh.
OBSH ka nisur planin e reagimit antiCOVID-19 (Gatishmëria Strategjike dhe Plani i Reagimit) për 2021, ndër përparësitë e të cilit është përshpejtimi i qasjes së barabartë në mjetet e reja, të tilla si vaksinat, diagnostikimet dhe terapitë.