Gashi zbulon ftesën nga VV-ja, jep detaje të bisedimeve

Ish-deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka zbuluar se disa zyrtarë të lartë të Vetëvendosjes e kanë ftuar që t’i bashkohet partisë që i prin Albin Kurti, të cilin ai thotë se e ka luftuar tash e gjashtë vjet.

Në emisionin VV Show me Vehbi Kajtazin ka zbuluar se disa zyrtarë të VV-së e kanë kontaktuar.

“Më kanë kontaktuar persona që kanë funksion, më bëri përshtypja mënyra se si u qasën. “ Mos na keqkupto, veç prej respektit mendojmë se t’i duhet të jesh në Kuvend, nëse ka probleme LDK-ja ne jemi të hapur të punojmë me ty. Ishte opsion që të mos rikandidohem, por nëse kandidohem është aty ku besoj ideologjikisht”, ka thënë ai.

“Ishte ftesë, nuk ishte ofertë sepse nuk ishte Pazar”, ka thënë ai gjatë bisedës me Vehbi Kajtazin.

Ai në këtë emision ka bërë thirrje që 7 qershori është momenti kur votuesit duhet të vendosin.

Gashi në listën e LDK-së mban numrin 28.