Sokol Halili kandidat për kryetar të Skenderajt në zgjedhjet lokale në përballjen e tij me Hysni Mehanën e kishte akuzuar kandidatin e Vetëvendosjes për lidhje me Sami Lushtakun dhe djalin e tij Mërgim Lushtakun.
Në një përballje në KTV më 23 shtator të vitit 2025, Halili kishte pretenduar se Mërgim Lushtaku kishte paguar për mbjelljen e flokëve të Mehanës.
“Me përgjegjësi të plot po ta them: Mërgim Lushtaku t’i ka mbjell flokët, mos u zgërdhi, ta ka dhanë një banesë 65 metra”, kishte thënë Halili.









