Osmani kalon fundjavën në Mitrovicë: Plot dashni me fëmijët e Down Syndrome Kosova

Ish-presidentja e vendit, Vjosa Osmani, këtë fundjavë ka vendosur ta kalojë në qytetin e Mitrovicës.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka bërë të ditur se ka kaluar një ditë plot dashni, energji dhe pozitivitet me fëmijët e Down Syndrome Kosova, duke ndarë edhe disa fotografi ku shihet duke i përqafuar ata.

“Plot dashni, energji dhe pozitivitet me fëmijët e Down Syndrome Kosova në Mitrovicë”, ka shkruar ish-presidentja.