Duke qenë se Alvaro Arbeloa po shtyn ditët deri në fund të sezonit, Real Madrid është vënë në kërkim të një trajneri të ri. Një nga kandidatët më të përfolur deri tani është gjermani Jurgen Klopp.
Joaquin Maroto, gazetari i njohur spanjoll pranë klubit të Real Madridit në një intervistë të fundit në Youtube për Ramon Alvarez de Mon, zbuloi se Jurgen Klopp do të jetë trajneri i ri i “Los Blancos” dhe ish legjenda, Toni Kroos, do të jetë asistenti i tij.
“Klopp – Kroos, është opsioni më i mundshëm për Real Madridin”, deklaroi fillimisht Maroto. Më pas gazetari shtoi se “planetët janë rreshtuar për Jürgen Klopp dhe ajo që e ndan gjermanin nga Real Madridi është thjesht po-ja e tij”.
Po ashtu Maroto deklaroi se Jurgen Klopp ka mbështetjen e plotë të tifozëve madrilenë, ndryshe nga sa mund të ndodhë me kandidaturat e tjera si Jose Mourinho apo Mauricio Pochettino.
The post “Jurgen Klopp do të jetë trajneri i ri Real Madridi dhe Toni Kroos asistenti i tij” appeared first on Telesport.









