Barcelona po përballet në transfertë ndaj Getafe, për javën e 33-të në La Liga. Pjesa e parë në stadiumin “Coliseum” është mbyllur 0-1 për katalanasit, falë golit të Fermin Lopez në minutat shtesë.
Pas një asisti maestrar nga Pedri që nga mesi i fushës, Fermin Lopez tregohet i saktë duke dërguar topin në rrjetë me një goditje të bukur me të djathtën. Kujtojmë që Getafe është një nga kundërshtarët më të vështirë këtë sezon në La Liga në fushën e saj, ku ka mbrojtjen e tretë më të mirë pas Barcelonës dhe Realit, duke pësuar vetëm 34 gola dhe mban vendin e gjashtë në renditje.
Pas hapit fals të Real Madridit mbrëmë që barazoi 1-1 ndaj Betis, në rast se Barcelona e mbyll me fitore takimin e sotëm, do të shkojë në 11 pikë diferenca ndaj vendit të dytë, duke qenë kështu shumë afër titullit kampion edhe zyrtarisht.
The post Vendos goli i Fermin Lopez, Barcelona e mbyll në avantazh pjesën e parë në transfertën delikate ndaj Getafe (video) appeared first on Telesport.









