Përmbysje e çmendur e Bayern ndaj Mainz. Leverkusen fiton në transfertë dhe afrohet me Championsin (video)

Pavarësisht se është shpallur edhe zyrtarisht kampion dhe pavarësisht se e mbylli pjesën e parë në disavtazh të thellë 3-0, Bayern Munich bën përmbysjen e madhe dhe në fund fiton 3-4 në transfertë, në sfidën e javës së 31-të në Bundesligë.

Duke qenë se Bayern kishte lënë pjesën më të madhe të titullarëve në stol, Mainz shënoi tre herë brenda pjesës së parë me Kohr 15′, Nebel 29′ dhe Becker 45+2. Vincent Kompany e nis pjesën e dytë direkt me dy zëvendësime, futem Michael Olise dhe Harry Kane. Në minutën e 53-të, ishte Nicolas Jackson që shënoi golin e parë për bavarezët. Olise shënoi golin e dytë në minutën e 73-të. Përmbysja e Bayern erdhi në tre minuta. Jamal Musiala barazoi shifrat 3-3 në minutën e 80-të. Në minutën e 83-të ishte Harry Kane që dërgoi topin në rrjetë, pas një krosimi në zonë të Musiala.

Bayern fiton 3-4 dhe vazhdon të thyejë të gjitha rekordet e mundshme të vendosura gjatë një sezoni në Bundesligë. Në sfidat e tjera, Leverkusen fitoi 1-2 në transfertë ndaj Koln, falë dopietës së Patrick Schick. Me këtë fitore “Aspirinat” renditen në vendin e pestë dhe janë në garë për vendin e katërt, që të dërgon në Champions League.

Në sfidat e tjera, Wolfsburg barazoi pa gola në shtëpi nga Monchegladbach, duke qenë me një këmbë drejt Bundesliga 2. Augsburg barazoi 1-1 ndaj Eintracht Frankfurt. Heidenheim fitoi 2-0 ndaj St.Pauli.

SHIKOGOLIN

The post Përmbysje e çmendur e Bayern ndaj Mainz. Leverkusen fiton në transfertë dhe afrohet me Championsin (video) appeared first on Telesport.