Një lis është rrëzuar në lagjen “4 Llullat”, duke rënë mbi dy vetura që ishin në lëvizje.
Deri tani nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale.
Momentalisht rruga është e bllokuar, ndërsa pritet që ekipet përkatëse të dalin në vendin e ngjarjes për të larguar trungun dhe për të vlerësuar situatën.









