Neuer mund të qëndrojë te Bayern edhe për një sezon tjetër, por me një kusht…

Pavarëisht se është 40-vjeç, Manuel Neuer ishte fantastik në dy përballjet e fundit ndaj Real Madridit, duke siguruar një nivel të jashtëzakonshëm dhe ishte vendimtar me disa pritje shpëtimtare.

Megjithatë, mosha e tij dhe fakti që kontrata me Bayernin skadon në qershor, e bëjnë të ardhmen e Neuer te bavarezët më të pasigurt se kurrë. Prandaj, kjo mbetet një temë debati, si për tifozët ashtu edhe për klubin, i cili duket se ka një plan për të.

Uli Hoeneß, legjenda e bavarezëve ka bërë të qartë qëndrimin e Bayern në lidhje me të ardhmen e Neuer. “Nëse do të varej nga unë, do të përpiqesha ta mbaja me ne për një vit tjetër. Do t’i kërkoja të pranonte të linte disa ndeshje në mënyrë që Jonas Urbig, tek i cili kemi besim të madh, të mund të bëhet pasardhësi i tij. Ajo që ai ka treguar deri më tani Jonas, e bën të qartë se ai mund të jetë pasuesi i Neuer, por mund ta bëjë këtë vetëm nëse luan vazhdimisht. Kjo është arsyeja pse do të jetë shumë e rëndësishme që Manuel ta pranojë këtë kusht”, përfundoi Hoeneß.

The post Neuer mund të qëndrojë te Bayern edhe për një sezon tjetër, por me një kusht… appeared first on Telesport.