E BUJSHME NGA SPANJA: Barcelona kërkon Vedat Muriqin? Emri i sulmuesit dardan në listën e gjatë të katalanasve

Forma e mirë e treguar këtë sezon nga Vedat Muriqi, ku aktualisht është golashënuesi i dytë më i mirë në La Liga, me 21 gola të shënuar, 2 gola më pak se vendi i parë që mbahet nga Kylian Mbappe, ka bërë që sulmuesi dardan të rikthehet edhe njëherë në qendër të merkatos.

“Diario Sport” ka raportuar së fundmi se emri i Vedat Muriqit gjendet në listën e gjatë të alternativave që Barcelona synon të transferojë në verë. Sigurisht që dëshira e madhe e katalanasve është transferimi i Julian Alvarez, por nënshkrimi me argjentinasin duket shumë i vështirë për të ndodhur.

Në këtë situatë, Barcelona po shqyrton edhe emra të tjerë si Alexander Sorloth apo edhe Vedat Muriqi. Emri i Muriqit është në listë për shkak të vlerës së tij në treg që është 5-6 milionë euro dhe shihet si një opsion i mirë me një kosto të ulët ekonomike, duket ditur në fakt që situata financiare e Barcelonës nuk është në ditët e saj më të mira.

The post E BUJSHME NGA SPANJA: Barcelona kërkon Vedat Muriqin? Emri i sulmuesit dardan në listën e gjatë të katalanasve appeared first on Telesport.