Nis seanca në çështjen Thaçi dhe të tjerët në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë

Ka nisur seanca në çështjen Thaçi dhe të tjerët në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Rasti i gjykimit lidhet me akuzat për vepra kundër administrimit të drejtësisë.

Në këtë rast, nën akuzë janë Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu, Isni Klaj dhe Hajredin Kuçi.

Në seancën fillestare më 27 shkurt 2026, të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm për veprat penale që iu ngarkohen.

Në seancë u bë e ditur se ish-presidenti Hashim Thaçi dhe të tjerët po i përcjellin përmes videolidhjes.