Alisson dhe Kim, dy prioritetet e Juventusit në merkaton e kësaj vere

Për Juventusin, prioritetet kryesore të merkatos verore janë portieri dhe mbrojtësi qendror. Në prapavijë, objektivi numër një është Kim Min-jae, i cili mund të largohet nga Bayern Munich. Situata e tij lidhet edhe me mundësinë e largimit të Gleison Bremer.

Koreanit i intereson rikthimi në Itali, ku më parë ka punuar me Luciano Spalletti te Napoli dhe ka luajtur rol të madh në rritjen e tij. Juve po shikon edhe alternativa me parametër zero si David Alaba e John Stones, por me kujdes prej gjendjes së tyre fizike.

Në portë, emri kryesor është Alisson Becker. Kontakti me përfaqësuesit e tij është i vazhdueshëm dhe lojtari është i interesuar për Juventusin. Megjithatë, pengesë mbetet Liverpool, që kërkon një shumë të lartë pas rinovimit deri më 2027.

The post Alisson dhe Kim, dy prioritetet e Juventusit në merkaton e kësaj vere appeared first on Telesport.