Muriqi debuton për herë të dytë me Fenerbahçen

Ylli i Kombëtares së Kosovës ka debutuar për herë të dytë me skuadrën turke, Fenerbahçe.

Pas rikthimit të tij në ekipin nga Stambolli, ai ka luajatur disa minuta në ndeshjen që Fenerbahçe e ka zhvilluar ndaj Sturm Grazit, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për në Ligën e Kampionëve.

Muriqi është inkuadruar në lojë në minutën e 77-të, duke zëvendësuar brazilianin Anderon Talisca, i cili pak minuta më parë kishte shënuar nga pika e bardhë, për fitoren minimale të Fenerit.

Gjiganti turk do të vazhdojë tutje rrugën për kualifikim në Ligën e Kampionëve dhe në fazën e play-offit, do të ndeshet me ekipin që fiton në përballjen Lyon-Spartak Prague.

Ndryshe, Muriqi ka luajtur edhe më parë për Fenerbahçen, ndërsa ai është rikthyer te kampioni i shumëfishtë i Turqisë në këtë afat kalimtar nga Mallorca /