“U përballëm me një ndeshje shumë të vështirë, një nga më të vështirat e sezonit, por treguam edhe një herë forcën tonë si skuadër”. Kështu u shpreh kapiteni i PSG, Marquinhos, për “Prime” pas barazimit 1-1 në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Champions League në Munich, rezultat që iu siguroi kualifikimin në finale.
“Duhet të vazhdojmë kështu, me këtë mentalitet, sepse tani objektivi është të fitojmë Champions League dhe gjithashtu Ligue 1”, – vazhdoi ai.
Më pas braziliani falënderoi tifozët: “Ata janë gjithmonë me ne, kudo që luajmë. E di shumë mirë sa sakrifica bëjnë për të na ndjekur, larg familjeve dhe jetës së përditshme. Sot janë të gjithë krenarë për këtë skuadër”.
Në fund, Marquinhos vlerësoi punën e trajnerit Luis Enrique: “Kjo skuadër ka ndryshuar mentalitet, sidomos falë punës së Luis Enrique. Dimë të sulmojmë, por sot treguam se dimë edhe të vuajmë dhe të mbrohemi së bashku”.
The post Marquinhos: Duam Champions-in dhe Ligue 1, Luis Enrique na ka ndryshuar mentalitetin appeared first on Telesport.








