Calafiori: Në finale pa asnjë humbje, por kjo s’ka vlerë nëse nuk fitojmë Champions

Mbrojtësi Riccardo Calafiori, që luan me Arsenal që nga vera e vitit 2024, është në “qiellin e shtatë” pas kualifikimit të “topçinjve” në finalen e Champions League. “Sfida ndaj Atletico ishte një performancë e mirë, në përputhje me atë që treguam edhe kundër Fulham. Dhe mund ta shihnit qëllimin për të cilin po luajmë”, tha italiani.

“Ndonjëherë mund të kemi vështirësi, duhet të jetë kështu në këtë nivel, por me të vërtetë e meritonim të ishim në finale. Në bëmë atë që duhej të bënim. Momentet më të vështira kanë mbaruar, tani është më e mira e sezonit. Duhet të jemi gati dhe të freskët në mënyrën e duhur“, tha më tej Calafiori.

Skuadra e Arsenal nuk ka humbur asnjë ndeshje në Champions League të këtij sezoni: “Mendoj se kjo është një gjë e madhe. Jo një rezultat, sepse nuk kemi fituar ende, por ishte një ndeshje e jashtëzakonshme. Dhe shpresoj të bëj të njëjtën gjë në finale, për të gëzuar tifozët tanë që presin prej vitesh”.

The post Calafiori: Në finale pa asnjë humbje, por kjo s’ka vlerë nëse nuk fitojmë Champions appeared first on Telesport.