Këtë fundjavë, La Liga do të dhurojë sfidën spektakolare mes Barcelona dhe Real Madrid. Për mediat ka folur mbrojtësi i skuadrës katalanase Julies Koundé, që zbuloi emocionet e tij për ndeshjen që do të luhet në “Camp Nou”. Kjo është një ndeshje që mund t’u japë titullin kampion.
“E shoh ekipin në formë të shkëlqyer, shumë të përqendruar“, tha mbrojtësi francez. “Mezi presim të luajmë El Clasico. Mund ta fitojmë La Liga edhe me një barazim, por një fitore do të ishte më e mira. Jemi stërvitur shumë mirë dhe ndihem mirë personalisht. Jemi shumë të motivuar“, tha Kounde.
Më tej, mbrojtësi foli për Real Madrid: “Ne i dimë pikat e tyre të forta dhe për këtë duhet të vazhdojmë të luajmë në stilin tonë. Duhet të jemi në gjendje të tërhiqemi, por çelësi do të jetë të bëjmë presion në mënyrë efektive. Vinicius është i vështirë për t’u markuar, por jam i përgatitur”.
“Ne e vlerësojmë mbështetjen e tifozëve sepse, gjatë sezonit, ka raste kur gjërat ndërlikohen. Nuk do të doja të jetoja një jetë pa ndjerë atë presion, atë përgjegjësi, dijeninë se ka njerëz që mbështeten tek ne. E pranojmë atë presion si diçka pozitive që të përpiqemi të japim më të mirën tonë“, tha Kounde.
The post Koundé në prag të El Clasico: Duam ta triumfojmë La Liga me një fitore ndaj Real Madrid appeared first on Telesport.









