Luis Enrique dhe Kvaratskhelia: Treguam karakter të jashtëzakonshëm ndaj Bayernit

Trajneri i PSG, Luis Enrique, komentoi kualifikimin në finalen e Champions League, pas përballjes me Bayern Munich: “Ishte një ndeshje shumë intensive. Mbrojtja jonë ishte më e mirë se sulmi sot.

Karakteri që treguam ndaj një skuadre kaq të fortë si Bayerni ishte madhështor. Bavarezët luajnë futboll në nivelin më të lartë. Të dyja skuadrat janë të ngjashme, sepse na pëlqen të bëjmë presion. Jemi shumë të lumtur që arritëm në finalen e dytë radhazi të Champions League”.

Ndërkohë, sulmuesi Khvicha Kvaratskhelia deklaroi: “Jemi shumë të lumtur që jemi në finale. Bayerni është një nga skuadrat më të mira për momentin, ishte shumë e vështirë. Treguam se mund të përballemi me skuadra të tilla. Punoj fort çdo ditë, por gjëja më e rëndësishme është suksesi i ekipit. Jam shumë i lumtur që e ndihmova skuadrën time”.

 

The post Luis Enrique dhe Kvaratskhelia: Treguam karakter të jashtëzakonshëm ndaj Bayernit appeared first on Telesport.