“Lojtarëve të Juventusit nuk iu intereson nëse shkojnë në Champions apo jo”

Në studion e “Pressing” u diskutua për situatën e Juventusit, që rrezikon të mbetet jashtë Champions League. Fabio Sabatini tha: “Spalletti duhet të flasë vetëm për lojën? Jo për personalitetin? Të gjithë ish-drejtuesit e Juventusit po bëjnë mirë; Marotta fitoi kampionatin me Interin, Paratici ka shpëtuar Fiorentinën, Conte dhe Allegri kanë bërë mirë, Cherubini ka bërë mrekulli te Parma, Manna është drejtor sportiv. Juventusi i Andrea Agnelli nuk ekziston më si strukturë mendimesh”.

Fabio Biasin shtoi: “Juventusi është gjendur me shumë investime pa e ditur realisht çfarë i duhej”. Fabio Trevisani u shpreh: “Që kur ka ardhur Spalletti, Juventusi është i dyti pas Interit”.

Ndërsa Alessio Tacchinardi ishte më kritik: “Ndaj Veronës dhe Fiorentinës, duket se Spalletti iu ka dhënë më shumë agresivitet dhe uri, por sjellja e lojtarëve… më krijon ndjesinë se nuk iu intereson fare nëse shkojnë në Champions apo ‘Europa League’. Nuk janë të fiksuar pas Champions-it”.

 

The post “Lojtarëve të Juventusit nuk iu intereson nëse shkojnë në Champions apo jo” appeared first on Telesport.