Gjatë festës për “dopietën” sezonale të Interit, dy pankarta të shfaqura nga Marcus Thuram kanë shkaktuar polemika, sepse talleshin rëndë me Milanin. Sulmuesi francez mori pankartat nga tifozët dhe i ekspozoi gjatë festimeve, mbi autobusin e hapour, që parakaloi nëpër qytet, nga “San Siro” në “Duomo”.
THURAM ICONICO, SOLLEVA LO STRISCIONE: “I DERBY VINTI METTILO NEL CULO”. 🖤💙 pic.twitter.com/6WndEy31MP
— Solo ed esclusivamente INTER ⭐️⭐️ (@SoloEsclusivInt) May 17, 2026
Njëra prej tyre paraqiste një mi me fanellën kuqezi, ndërsa tjetra mbante shkrimin provokues: “Derbet e fituara futini në b*thë”. Episodi ka sjellë menjëherë në kujtesë një rast të ngjashëm të vitit 2007, gjatë festimeve të Champions-it nga Milani. Në atë kohë, Massimo Ambrosini kishte shfaqur pankartën: “Titullin (që atë sezon e fitoi Interi) futeni në b*thë”.
Për atë episod, mesfushori kuqezi u referua nga organet sportive dhe më pas pagoi gjobë, sipas marrëveshjes së bërë. Tani mbetet për t’u parë nëse edhe Thuram do të përballet me të njëjtin ndëshkim disiplinor.

The post “Derbet e fituara futini në b*thë”; pankarta anti-Milan e Thuram. Çfarë rrezikon francezi? appeared first on Telesport.









