Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë një konference për media pas shtyrjes së seancës konstituive, tentoi të shfajësohej.
Në fjalën e tij, ai deklaroi se do bashkëpunim me tri partitë më të mëdha shqiptare, transmeton Klankosova.tv.
“Unë i kam mbajtur shënim të gjitha kritikat që na i kanë dhënë gjatë këtij viti, dhe tash natyrisht që po i përfilli ato. Edhe më tej, iniciativat për çdo takim jam duke i marr unë, unë dua bashkëpunim prandaj marr iniciativa, prandaj komunikojmë, veçse unë mund të kem lajme të reja atëherë kur të kemi marrëveshje. Aktualisht, takimet me LDK-në nuk janë lajme, lajm do të ishte marrëveshja, por më duhet të pranoj që takimet me PDK-në e AAK-në do të ishin lajm, dhe unë uroj të kemi lajme të tilla”, u shpreh Kurti.








