Objektivi i madh i Juventus për të forcuar sulmin sezonin e ardhshëm është transferimi i Brahim Diaz. Marokeni shikohet si lojtari ideal për të bërë urën lidhëse mes mesfushës dhe sulmit.
Zgjedhja e parë e Luciano Spalletti për këtë rol është pikërisht Diaz, por bardhezinjtë kanë dhe një plan tjetër B. Në rast se nuk arrihet Diaz, Juventus do të provojë transferimin e Justin Kluivert, sulmuesit holandez të Bournemouth, i cili shënoi vetëm dy gola në sezonin e fundit dhe kishte një rol dytësor në ekipin e drejtuar nga Andoni Iraola. Për fat të keq ai pësoi një dëmtim në gju në janar, që ndikoi shumë në sezonin e tij.
27-vjeçari nuk është i panjohur për Serie A, pasi iu bashkua Romës nga Ajax për 17.25 milionë euro në verën e vitit 2018. Te verdhekuqtë nuk është se shkëlqeu, më pas filluan huazimet dhe deri sa u transferua përfundimsiht te Bournemouth për 14 milionë euro.
Vlera e tij në treg është 30 milionë. Në rast transferimi të Kluivert, holandezi do të jetë lojtari i tretë te Juventus që është djali i një ish-ylli të futbollit, duke iu bashkuar Francisco Conceicao dhe Khephren Thuram.
The post Ka shënuar vetëm 2 gola këtë sezon. Juventus ka një plan B për të forcuar sulmin, gati të rikthejë djalin e legjendës në Serie A appeared first on Telesport.









