Nuk dëshiron të qëndrojë pas asaj që ndodhi me Tchouameni, Valverde drejt largimit. Pritet oferta prej 90 milionë eurosh

Sipas asaj që zbulon OK Diario, Federico Valverde do të largohet nga Real Madrid gjatë kësaj vere. Uruguajani është shumë i mërzitur me drejtuesit e klubit që nuk kanë marrë masat e duhura sipas tij, pas sherrit të bujshëm që pati me shokun e ekipit, Aurelien Tchouameni.

Duke iu referuar raportimit në fjalë, Valverde ka dhënë miratimin e tij për t’u transferuar te Man. City, që është i gatshëm të paguajë 90 milionë euro për të bindur Real Madridin. Uruguajani do të jetë një nga përforcimet e para “big” të epokës Maresca.

Megjithatë, për momentin lojtari është i fokusuar te Kupa e Botës dhe do të vendosë për të ardhmen e tij menjëherë pas Botërorit, por shanset që të qëndrojë te Real Madrid për sezonin e ri, janë të pakta.

The post Nuk dëshiron të qëndrojë pas asaj që ndodhi me Tchouameni, Valverde drejt largimit. Pritet oferta prej 90 milionë eurosh appeared first on Telesport.