Zyrtarizimi i Enzo Maresca në krye të stolit të Man. City pritet të ndodhë shumë shpejt. Italiani dikur ndihmës i Pep Guardiolës, do të jetë trajneri i parë i “Qytetarëve”, pas eksperiencës së dështuar që pati sezonin e kaluar te Chelsea.
TEAMtalk zbulon se “dhurata” e parë e drejtuesve të City-t për trajnerin e ri do të jetë një nënshkrim prej 115 milionë eurosh. Bëhet fjalë për Morgan Rogers, yllin e Aston Villa-s, i cili shkëlqeu sezonin e fundi, ku u shpall edhe lojtari më i mirë në Europa League.
Për 23-vjeçarin ka interes edhe nga klubet e tjera të mëdha si Arsenal, Chelsea, Bayern etj, por momentalisht Man. City është më afër tij, pasi oferta e “Qytetarëve” i afrohet pritshmërive të Aston Villa-s, që kërkon mbi 120 milionë euro për të lënë të lirë Rogers.
The post Man. City ka gati “dhuratën” e parë për Maresca-n. 115 mln euro për yllin 23-vjeçar appeared first on Telesport.









