Kandidatja për deputete nga LDK, Jehona Lushaku, ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen takimit prezantues të kandidaturës së saj, i cili do të mbahet sot në lagjen e saj.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lushaku ka bërë të ditur se nga ky takim nis zyrtarisht prezantimi i kandidaturës së saj, si dhe i bashkëkandidatëve Valonit dhe Fitimit.
“Më të dashunit e mi, ju pres sot në këtë takim, në lagjen time, nga aty ku nisë prezantimi zyrtar për kandidaturën time dhe të Valonit e Fitimit. Bashkohu sot me degën e Qytetit të Vjetër e le t’ia nisim bashkë”, ka shkruar ajo.
Lushaku ka theksuar rëndësinë e mobilizimit dhe bashkëpunimit me qytetarët, duke e përmbyllur ftesën e saj me mesazhin: “Dashni”.









