Arben Gega kritikon trajtimin e veteranëve dhe invalidëve të luftës

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Arben Gega, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me trajtimin e veteranëve dhe invalidëve të luftës së UÇK-së.

Gega ka kritikuar qasjen e institucioneve ndaj kësaj kategorie, duke thënë se ata që sakrifikuan për vendin po përballen me padrejtësi dhe mungesë respekti.

“Është për keqardhje trajtimi që u është bërë veteranëve dhe invalidëve të luftës së UÇK-së. Për ata njerëz që kapën pushkën pa e ditur nëse do të kthehen gjallë në shtëpi, sot është ndjell vetëm urrejtje nga kjo qeveri. Hajde ta çmontojmë këtë qasje. Unë mezi pres të jap kontributin tim në vlerat e luftës brenda Kuvendit të Kosovës”, ka shkruar ai.

Sipas Gegës, vlerat e luftës duhet të mbrohen dhe të përfaqësohen denjësisht në institucionet e vendit. Ai ka shtuar se synon të japë kontributin e tij në Kuvendin e Kosovës për çështjet që lidhen me veteranët dhe trashëgiminë e luftës së UÇK-së.