Harry Kane në “Olimpin” e Europës, fiton “Këpucën e Artë”. I katërti renditet… Vedat Muriqi

Harry Kane ka shkëlqyer këtë sezon, duke u shpallur fitues i “Këpucës së Artë” të Europës, pas një performance të jashtëzakonshme në Bundesligë, me 36 gola të shënuar. Sulmuesi anglez ka qenë i pandalshëm para portave kundërshtare, duke e mbyllur kampionatin si golashënuesi më i mirë në kontinent. Në renditjen përfundimtare, ai ka lënë pas emra të mëdhenj të futbollit botëror: Erling Haaland në vendin e dytë me 27 gola dhe Kylian Mbappé në të tretin me 25 gola.

Ky është një tjetër sezon elitar për Kane, i cili vazhdon të konfirmohet si një nga “9” më të frikshëm dhe më konstantë në futbollin modern. Bayern Munich ka një “vrarës” të vërtetë në radhët e veta, kombinim i teknikës, finalizimit dhe qetësisë përpara portës, që e ka çuar në majën e Europës.

Një tjetër trofe individual që forcon statusin e Harry Kane si legjendë e brezit të tij. Duhet evidentuar edhe një krenari shqiptare në këtë listë, ku Vedat Muriqi pozicionohet i katërti. Kapiteni dardan ka zhvilluar një sezon shumë të mirë në La Liga me Mallorca, edhe pse kjo e fundit zbriti një kategori më poshtë.

Sulmuesi i Kosovës ka shënuar 23 gola në 37 ndeshje, duke qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës gjatë sezonit. Ai ka marrë pjesë në 37 nga 38 ndeshjet e kampionatit, duke treguar vazhdimësi dhe rëndësi të madhe në repartin ofensiv të Mallorca.

The post Harry Kane në “Olimpin” e Europës, fiton “Këpucën e Artë”. I katërti renditet… Vedat Muriqi appeared first on Telesport.