Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, ka deklaruar se reagimet dhe ankesat e qytetarëve lidhur me parregullsitë në tatimin në pronë kanë dhënë rezultat konkret.
Përmes një postimi në Facebook, Ramadani ka bërë të ditur se Ministria e Financave ka pezulluar përkohësisht funksionimin e sistemit për tatimin në pronë dhe ka nisur procesin e përmirësimit të tij.
“Paçkitja rreth TATIMIT NË PRONË: reagimi ynë i përbashkët po jep efekt! Sapo jam informuar se, si rezultat i numrit të madh të ankesave të paraqitura gjatë ditëve të fundit lidhur me parregullsitë në tatimin në pronë, Ministria e Financave ka pezulluar përkohësisht funksionimin e sistemit për këtë dhe ka nisur procesin e përmirësimit të tij”, ka shkruar Ramadani.
Ai ka shtuar se aktualisht nuk po lëshohen faturat e tatimit në pronë, duke e cilësuar këtë si dëshmi se reagimi qytetar mund të ndikojë në vendimmarrjen institucionale.
Ramadani ka falënderuar qytetarët për angazhimin dhe reagimet e tyre, duke theksuar se pjesëmarrja aktive është e rëndësishme për adresimin e problemeve që prekin interesin publik.
“Mos mendoni se jeni të pafuqishëm. Së bashku kemi fuqinë të ndikojmë dhe të kontribuojmë në korrigjimin e padrejtësive dhe problemeve që na prekin”, ka përfunduar ai.









