Menu Close

Hoti godet rëndë Vjosa Osmanin: Turiste e nervozuar, e frustruar… po pret ofertën e radhës

Avdullah Hoti, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka hedhur kritika ndaj Vjosa Osmanit, duke e cilësuar të njëjtën si ‘’turiste politike’’, dhe duke thënë se Osmani është ‘’e frustruar’’ dhe në kërkim të ‘’ofertës turistike politike të radhës’’.

Hoti, ka thënë edhe se, ‘’koha po i nxjerr në dritë të gjitha të vërtetat’’.

Postimi i plotë:

Turizmi politik është aktivitet joetik në politikë. Koha po i sqaron të gjitha.

Kur mbaron sezoni i turizmit politik, mbetesh në rrugë, i frustruar, i nervozuar, deri sa të gjen ofertë turistike politike radhës.

Matrapazët politikë edhe mund ta gjejnë ndonjë ofertë. Por shtëpia nuk zëvendësohet me strehën e kundërshtarit, që të shfrytëzon për interesa të veta.

Sërish, koha po i nxjerr në ndritë të gjitha të vërtetat.

Related Posts