Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, duke përkujtuar heroin Agim Ramadani në 25-vjetorin e rënies së tij, tha se ai ishte ndër protagonistët kryesorë të Betejës së Koshares e gjithsesi është emri i një luftëtari të vërtetë e me virtyte të larta.
“Agim Ramadani, strategu që shkuli gurin e kufirit që ndante shqiptarët, emër ky që u bë tmerr për armikun.
Shumë luftëtarë ranë në fushën e nderit nën emrin e brigadës që barti emrin e tij e shumë të tjerë i lanë gjymtyrët në kufirin shqiptaro-shqiptar.
Agimi nga Zhegra e Gjilanit, e nderoi Dukagjinin, Kosovën e mbarë kombin shqiptar”, ka shkruar ai. /Fokusi.info/
https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/980589676765714?ref=embed_post