Në konferencën e fundit për shtyp në prag të përballjes me Arsenalin në Champions League, Julian Alvarez nuk i ka shpëtuar dot pyetjes në lidhje me interesimin e përfolur ndaj tij nga ana e Barcelonës dhe PSG-së. Argjentinasi tregon se është i foksuar tek Atletico dhe te pjesa e mbetur e sezonit dhe nuk do që të humbë kohë me këto thashetheme.
“{ërpiqem të mos i kushtoj shumë vëmendje sepse çdo javë del diçka e re, informacione të reja, thashetheme të reja… Nuk e humbas energjinë time për këtë.
Jemi në pjesën më të rëndësishme të sezonit, me ndeshje shumë të rëndësishme, kështu që përpiqem të përqendrohem në këtë, të bëj më të mirën time, të jem në formë të mirë në mënyrë që të ndihmoj ekipin dhe të arrij gjëra të mëdha këtu në Atletico”, tha Alvarez.
The post E kërkon Barcelona dhe PSG, Julian Alvarez e ka mendjen diku tjetër appeared first on Telesport.









