Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha, ka reaguar me ironi ndaj kandidaturave të propozuara nga Lëvizja Vetëvendosje për postin e presidentit të vendit.
Ai ka deklaruar se do të marrë pjesë në seancën e Kuvendit, por ka theksuar se nuk është në dijeni se kush janë dy kandidatet e propozuara, duke lënë të kuptohet se nuk i njeh ato si figura publike.
“Ne po shkojmë e nuk e di as kush janë emrat. Nuk po i njoh vallahi. S’e di, vallahi s’e di”, ka thënë Berisha, duke komentuar shkurtimisht propozimet e LVV-së.
Deklarata e tij vjen në kuadër të seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, e thirrur për diskutim dhe votim rreth zgjedhjes së presidentit të ri të vendit, ku Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Feride Rushitin dhe Hatixhe Hoxhën si kandidate për këtë post.








