Enver Hasani: Është puç, s’ka procedurë pa 80 deputetë të pranishëm për presidentin

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka treguar se si shkon procedura e rundeve për zgjedhjen e presidentit, duke e quajtur puç nisjen e votimit për presidentin.

“Unë së pari po i referohem asaj se çfarë tha Haxhiu në fillim, ajo e interpretoi në mënyrë arbitrare aktgjykimin e vitit 2011, ndërsa la të kuptohet dhe tha që deputetët që s’kanë marrë leje mirëkuptim, nuk ka gajle që s’jon prandaj po vazhdojmë, ajo ishte arsyeja. Në aktgjykimin kur është zgjedhe z. Thaçi, është konfirmuar një pjesë, ose pjesa dërmuese e aktgjykimit 2011, që do të thotë dy herë të parat duhet me qenë dy të tretën herën e parë për me kalu ne raundin e dytë, përkatësisht do të thotë, herën e dytë për të kalu në raundin e tretë dhe tretën ka ndryshu në 61 dhe është hjek ajo që ka citu Haxhiu që thoshte duhet të jenë me leje. Ajo dispozitë nuk vlen më dhe këtë e ka konfirmuar edhe para një muaj gjykata ne aktgjykimin e fundit mënyrë të qartë se deputet e popullit, nuk mund detyrohen”, ka thënë Hasani.

Ai poashtu tha se në momentin se kur e ka parë (Albulena Haxhiu) se nuk janë 80 deputetë në sallë, atëherë është dashtë se nuk mund të vazhdojnë tutje.

“Nesër nuk mund të shkohet në rundin e dytë”, tha ai.

“Votimi ka dështu, nuk mund të kalohet në rundin e dytë”.

“Deri në 12 të natës, këta munden ne çdo orë me o votu, por asnjëherë nuk mund të kalohet në rundin e dytë nëse nuk ka 80 në kuti herën e parë. Kjo është e qartë. Nëse shkohet hipotetikisht me zgjedh 3 herë me 61 atëherë është puç, përmbysje e rendit kushtetues. Pa asnjë diskutim. Sepse gjërat janë të qarta”, tha ai.