Çitaku: Ftesa na erdhi 4 minuta para seancës për president, kaq serioz janë këta

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar pasi është thirrë seancë e jashtëzakonshme nga Vetëvendosja, për zgjedhjen e presidentit.

Ajo tha se ftesa për pjesëmarrje në seancë i ka ardhë 4 minuta para fillimit të saj.

“Pra, në ora 20:26 na vjen ftesa për seancë që duhet të mbahet në ora 20:30. Kaq serioz janë këta për të zgjedhur Presidentin”, shkroi Çitaku në Facebook.