Ka vdekur Halil Kryeziu nga fshati Bubavec i Malishevës.
I ndjeri, i cili jetonte në Gjermani, sipas familjarëve kishte qenë aktivist i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe kishte kontribuar për UÇK-në përmes dërgimit të mjeteve financiare.
Familjarët bëjnë të ditur se Kryeziu ishte i njohur edhe si këngëtar folklorik, duke dhënë kontribut përmes muzikës dhe aktiviteteve kulturore./Klankosova.tv









