Mesditën e sotme, Liverpool zyrtarizoi shkarkimin e Arne Slot dhe pse disa ditë më parë u tha që palët do të vazhdonin bashkëpunimin edhe për sezonin tjetër, pavarësisht se holandezi dështoi në sezonin e fundit, ku nuk fitoi asnjë trofe dhe siguroi biletën për në Champions League vetëm në javën e fundit.
Ditën e sotme ka ardhur vendimi i bujshëm, Arne Slot shkarkohet një vit para përfundimit të kontratës. Kandidati kryesor për të marrë drejtimin e te kuqve është Andoni Iraola, i cili mbylli një sezon fantastik te Bournemouth dhe është tani trajner i lirë.
Përveç tifozëve, një nga personat më të kënaqur për largimin e Arne Slot është padyshim Mohamed Salah, i cili pati një marrëdhënie jo shumë të mirë me holandezin. Egjiptiani ka vendosur të largohet nga Liverpool, një vit para përfundimit të kontratës, por shkarkimi i Arne Slot mund të ndryshojë komplet situatën.
Sipas indykaila.News, Salah është gati të rikthehet te Liverpool, nëse klubi i kuq ka nevojë për ndihmën e tij. Madje, egjiptiani është gati të rinovojë edhe kontratën, e cila skadon vitin e ardhshëm. Tani “topi” është në duart e pronarëve të Liverpool, të cilët do të vendosin nëse do të rikthejnë egjiptianin në skuadër ose jo.
The post Shkarkimi i Arne Slot bën Salah të ndryshojë mendje. Zbulohet propozimi i fundit i egjiptianit appeared first on Telesport.









