Kandidatja për presidente nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, ka ndarë disa fotografi nga takimi që patën në Deçan në kuadër të tubimit zgjedhor.
Osmani u pa përkrah kandidatit për kryeministër nga kjo parti, Lumir Abdixhiku, dhe me kandidatët për deputetë si Armend Zemaj dhe Anton Quni.
“Në Deçanin e historisë, traditës dhe mikpritjes së jashtëzakonshme”, ka shkruar Osmani në Facebook sipër fotove të postuara.









