Lidhja Demokratike e Kosovës pas një takimi prej rreth tri orësh e gjysmë me deputetët e partisë, ka vendosur të ndalë takimet me Lëvizjen Vetëvendosje për marrëveshje rreth konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë.
Pas takimit, deputetët e LDK-së janë pajtuar që partia të qëndrojë në opozitë.
Sa i përket zgjedhjes së presidentit, LDK-ja ka lënë të hapur mundësinë e bashkëpunimit, por vetëm në rast se propozohet një kandidat jopartiak, njofton
Kryetari i këtij subjekti politik, Lumir Abdixhiku, e ka cilësuar si jo korrekte qasjen e Vetëvendosjes ndaj LDK-së gjatë kohës kur të dyja partitë po zhvillonin bisedime për bashkëpunim.
Abdixhiku ka folur edhe rreth afatit për konstituimin e Kuvendit, me ç’rast deklaroi që Vetëvendosje nuk ka pse të vonojë më për as një ditë konstituimin e parlamentit e as formimin e qeverisë.
Detajet mund t’i gjeni në kronikën e përgatitur nga Klan Kosova:









