Shkelja kushtetuese: Vendimet e qeverisë në detyrë kanë pasoja (VIDEO)

Kompetencat i ka të kufizuara, por nënshkrimet nuk po i ndal.

Pak orë pas hallakamës që u bë në Kuvendin e Kosovës nga partitë politike për shkak të moskonstituimit të këtij institucioni, të mërkurën, mbi 20 vendime u morën nga Albin Kurti, i cili njëkohësisht po mban dy pozita, njësoj sikurse vartësit e tij qeveritar.

Veçse asnjë nga to nuk po konsiderohet legjitime.

Për vendimet sipas monitoruesve ka edhe pasoja ndëshkuese ligjore, meqë mund të rrëzohen nga Gjykata Supreme.

Këtij institucioni thonë se mund t’i drejtohen palët e pakënaqura të përfshira në procedurë, por edhe deputetët, derisa përfaqësues të shoqërisë civile shtojnë se do të duhej të aktivizohej edhe Prokuroria Speciale.

Për më shumë ndiqeni kronikën në vazhdim: