Kërkesa e Tahirëve – Deputetët duan seancë, Dehari i injoron (VIDEO)

Për mosthirrje të vazhdimit të seancës konstituive nga kryesuesi, Avni Dehari, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca i janë drejtuar sot atij me një kërkesë.

Arian Tahiri i PDK-së dhe Besnik Tahiri i Aelancës bënë thirrje që i njëjti ta zbatojë Rregulloren e Kuvendit dhe të mos vazhdojë me shkelje të Kushtetutës.

Me a pa mbështetjen e tyre, këto dy subjekte planifikojnëtë shkojnë në Kuvend, anise dyert mund të mos ju hapen në sallë.

Përpos bllokimit të kuvendit, nga dy Tahirët, kritika u dhanë edhe për shkeljen e ligjit për qeverinë, e marrjen e vendimeve duke mbajtur pozita të dyfishta.

Detajet mund t’i gjeni në kronikën e përgatitur nga Klan Kosova: