Atletico gjen pasuesin ideal të Griezmann. Një super lojtar dhe mbi të gjitha do të vijë me kosto zero

Antoine Griezmann po luan ndeshjet e fundit me Atletico Madridin, pasi me përfundimin e sezonit do të transferohet te Orlando City, në MLS. Francezi madje është prezantuar edhe zyrtarisht tek Orlando City, por nuk luan dot me amerikanët pa mbyllur sezonin aktual me Atletico Madridin.

Duke ditur rëndësinë e madhe të Griezmann, Atletico Madrid po shqyrton disa alternativa për të gjetur mes tyre zëvendësuesin ideal të francezit. Sipas Marca, pasuesi i Griezmann do të jetë Julian Brandt.

Gjermani do të largohet në fund të sezonit nga Dortmund pas plot tetë sezonesh. 29-vjeçari nuk gjeti gjuhën e përbashkët me drejtuesit e klubit për të rinovuar, ndaj do të largohet falas. Një nga disa ekipet që interesohet për Brandt është edhe Atletico Madrid.

The post Atletico gjen pasuesin ideal të Griezmann. Një super lojtar dhe mbi të gjitha do të vijë me kosto zero appeared first on Telesport.