Policia në Tiranë e ka arrestuar një 32-vjeçar, pasi ai ka shtënë me armë zjarri nga automjeti tij.
Kapja e tij është bërë menjëherë pasi ka ndodhur rasti, duke e prangosur të dyshuarin dhe duke ia konfiskuar pistoletën, së bashku me automjetin.
“Menjëherë pas njoftimit të marrë se një shtetas po qëllonte me armë zjarri në ajër nga automjeti i tij në zonën “Ali Demi”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 shkuan në vendngjarje dhe, falë ndërhyrjes së menjëhershme, bënë të mundur neutralizimin dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Xh., 32 vjeç, banues në Tiranë.”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, materialet procedurale I janë referuar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /Klankosova.tv









