Përforcimi i parë i Manchester United vjen nga Seria A, 41 milionë euro për mesfushorin brazilian

Manchester United është afër arritjes së një marrëveshjeje me Atalanta për mesfushorin brazilian Ederson.

Mësohet se bisedimet mes palëve janë në fazat përfundimtare dhe transferimi do të kryhet për një tarifë prej rreth 41 milionë eurosh.

Një marrëveshje e plotë për mesfushorin mund të arrihet deri në fund të javës.

26-vjeçari është në sezonin e tij të katërt me Atalanta, ku në 180 ndeshje zyrtare ka realizuar 16 gola.

The post Përforcimi i parë i Manchester United vjen nga Seria A, 41 milionë euro për mesfushorin brazilian appeared first on Telesport.