Prokuroria Themelore në Mitrovicë-Departamenti për Krime të Rënda ka dhënë detaje lidhur me aksionin ku janë sekuestruar rreth 26 kilogramë substancë narkotike e dyshuar marihuanë.
Sipas njoftimit, tre persona janë arrestuar mëngjesin e 1 qershorit 2026, pasi gjatë kontrollit në një veturë janë gjetur dhe sekuestruar substancat narkotike.
Të dyshuarit janë ndaluar me vendim të prokurorit për 48 orë, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
“Prokuroria Themelore në Mitrovicë, brenda afatit të paraparë ligjor, për të ndaluarit do të paraqet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit”, thotë Prokuroria e Mitrovicës./Klankosova.tv
Antidroga kap mbi 25 kg marihuanë në Zveçan dhe Jarinjë, arrestohen 3 persona








