Mbi dy dekada karrierë, Milner pensionohet nga futbolli në moshën 40-vjeçare

Futbollisti anglez, James Milner ka varur këpucët e tij në gozhdë pas një karrierë të suksesshme mbi dy dekada.

Në moshën 40-vjeçare, ai ka njoftuar se është pensionuar nga futbolli, pas saktësisht 24 sezonesh në Premier League.

Ai ishte futbollist i disa skuadrave angleze, Leeds United, Newcastle United, Aston Villa, Manchester City, Liverpool dhe Brighton.

“Çdo klub ka luajtur një rol të madh në jetën dhe karrierën time, dhe dua të falënderoj të gjithë të përfshirët – pronarët, stafin, trajnerët, shokët e ekipit dhe mbështetësit që më mirëpritën dhe më ndihmuan gjatë rrugës.”, ka shkruar Milner.

Ai ka thënë se ka qenë me fat që ka përjetuar disa momente të paharrueshme, që nga lufta për mbijetesë deri te fitimi i trofeve.

“Për tifozët, faleminderit. Për ata që më mbështetën në çdo hap të rrugës, inkurajimi juaj kishte më shumë rëndësi sesa do ta dini ndonjëherë. Dhe për ata që më dhanë hidhërim gjatë rrugës, faleminderit edhe ju – të gjithë luajtët rolin tuaj në bërjen e udhëtimit të paharrueshëm dhe duke më ndihmuar të formohem si lojtar dhe person.”, ka shkruar tutje Milner.

GJatë karrierës së tij, ai fitoi shumë tituj në Angli dhe në Evropë, përfshirë Premier Leaguen me Manchester Cityn dhe Liverpoolin, si dhe Champions Leaguen.

Milner mbetet futbillisti me më së shumti paraqitje në Premier League. /Klankosova.tv