Nis aplikimi për Maturën Shtetërore, rreth 20 mijë maturantë do testohen

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar se ka filluar procesi i aplikimit për Provimin e Maturës Shtetërore për maturantët në të gjithë vendin.

Sipas njoftimit, aplikimi bëhet përmes platformës eKosova dhe do të jetë i hapur nga 1 qershori deri më 12 qershor 2026.

“Ftohet të gjithë maturantët që të aplikojnë brenda afatit të përcaktuar dhe të sigurohen që gjatë procesit të aplikimit të verifikojnë me kujdes saktësinë e të dhënave të tyre personale dhe shkollore”, thotë Ministria.

Ndërkohë, 20 mijë maturantë do i nënshtrohen testit parauniversitar. /Klankosova.tv