Kombëtarja e Argjentinës ka mbërritur në Kansas City, Missouri, për t’u përgatitur për mbrojtjen e titullit botëror të fituar më 2022 në Katar. Albiceleste zbriti të dielën pas një fluturimi 11-orësh nga Buenos Aires.
Ndeshja e parë do të luhet kundër Algjerisë më 16 qershor në “Arrowhead Stadium”. Avioni charter i “Aerolineas Argentinas” kishte një dizajn special që nderonte historinë e Argjentinës në Botëror, me numrin ikonë 10 të Lionel Messit në bisht. Numri i fluturimit, 1978, ishte një homazh për Kupën e Botës 1978, të fituar nga Argjentina në shtëpi ndaj Holandës.
Argjentina është e para nga katër skuadrat që vendosin bazën në zonën e Kansas City. Anglia, Holanda dhe Algjeria pritet të mbërrijnë këtë javë aty. Ekipi zhvilloi një stërvitje të lehtë të dielën dhe më pas një seancë më intensive të hënën. Para Botërorit, Argjentina do të luajë dy miqësore ndaj Hondurasit dhe Islandës.
The post Botërori 2026 / Argjentina mbërrin në SHBA me dy “kode” në avion, “10” dhe “1978” appeared first on Telesport.








