Trajneri Ruben Amorim ka folur pas fitores së Milanit ndaj Manchester United në miqësoren parasezonale, duke kujtuar edhe periudhën e tij te Djajtë e Kuq.
Portugezi pranoi se aventura e tij në Manchester nuk shkoi mirë, por tha se synonte të ndërtonte një mentalitet fitues, duke afruar lojtarë të përshtatshëm për sistemin e tij dhe larguar ata që nuk ishin pjesë e planeve.
Sipas Amorimit, drejtuesit e klubit nuk ndanin të njëjtin vizion me të, ndaj palët vendosën të ndaheshin.
“Jam i lumtur që mposhtëm Manchester United. Kjo tregoi se problemi nuk ishte sistemi im, por mentaliteti dhe kultura e klubit”, deklaroi Amorim.









